Kosova po ndien dhimbjen e sanksioneve te Bashkimit Europian. Keshtu nis shkrimi i Reuters per situaten ekonomike ne vend, teksa kane kaluar nje vit e gjysme nga marrja e masave ndeshkuese nga Brukseli per Prishtinen, me ne thelb rolin e kryeministrit Albin Kurti ne nxitjen e tensioneve etnike në veri të Kosovës, ndersa zgjedhjet e pergjithshme parlamentare jane vetem dy dite larg.
Artikulli nis me disa fjali për kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, e cila ka transmetuar filma nga Japonia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe ka pritur artistë ndërkombëtarë nër festivalin vjetor të filmit dokumentar.
Por kjo hapësirë është përballur me probleme financiare dhe po mbështetej në një grant prej 1.5 milionë eurosh nga Bashkimi Eropian për rinovimin e sistemeve të ngrohjes dhe kullimit.
Siç thuhet në artikull, më 7 tetor te vitit te kaluar, ai mori një email nga zyrtarë të BE-së të cilët i thanë se granti është anuluar për shkak të “masave të vazhdueshme të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Qeverisë së Kosovës”.
Vete Bashkimi Europian nuk ka publikuar ndonjë listë të programeve të prekura, por sipas Reuters dhjetra projekte që arrijnë vlerën e të paktën 150 milionë eurove kanë ngecur pas vendosjes së masave.
Sipas Reueters, kjo situate mund të ndikojë edhe në shanset e Kurtit për t’u rizgjedhur kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Madje, “Reuters” ka shkruar se dy sondazhe private të kryera nga ta, e nxjerrin partinë e Kurtit dhe partnerët e tyre në koalicion me rreth 40 për qind të votave, shumë më pak se 50.2 për qind qe arriten te grumbullonin ne 2021-shin.
Ne shkrimin e medias nderkombetare, nuk kane kaluar pa vemendje as deklaratat e Richard Grenell, te zgjedhurin e Trump per misione te Posaçme, ku nder te tjera thuhet se si republikanët dhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime të njëanshme që destabilizojnë rajonin,dhe se ai eshte nje partner i pabesueshem per SHBA-te.