Bllokimi i llogarive të Trump në rrjetet sociale, Belina Budini: Shkeljet kanë qenë të vazhdueshme, vendim i vonuar

AKTUALITET


Belina Budini, Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtuese e Departamentit të Humaniteteve dhe Komunikimit në UET e ka cilësuar të vonuar vendimin për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale për presidentin Donald Trump.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Budini tha se shkeljet e Trump me deklaratat e tij kanë qenë të forta dhe të vazhdueshme.


Belina Budini: Ngjarja ka marrë dhe një përmase dhe është bërë e bujshme nga vendi i cili më pak pritet që të ndërmarrë një ndalimin të lirive dhe mbylljes së gojëve. Kjo jo vetëm të Trump, pasi bashkë me të janë mbyllur dhe dhjetra-mijëra llogari të tjera. Duket se ka shënjuar një pikë kthese, apo atë që shumë studiues sot e kanë quajtur si një lloj reforme që merr shkas nga pandemia në vetvete. Por arrin pikën maksimale të ‘zierjes’ në temperaturë publike me rastin e Trump. Edhe unë jam dakord që pezullimi i llogarive të Trump ishte e vonuar, pasi bëhet në kushtet kur ai nuk është më president dhe po e lë këtë detyrë. Shkeljet kanë qenë të vazhdueshme dhe të forta. Në kohën kur ai ishte në kulmin e fuqive të tij, elektorale, të marketingut, të popullaritetit, brenda hapësirës publike ndërkombëtare, dhe jo vetëm asaj amerikane, ai ishte i lejuar që t’i bënte shkeljet. Si moment, vendimmarrje nga ana e bilionerëve të Silikon Valley sikurse quhen, duket si e vonuar. Ishte një lloj justifikimi për të shpëtuar një reputacion, një emër, dhe tashmë që dhe bota është kundër kësaj figure. Por ajo që thatë ju se; çfarë i thotë Europës, çfarë i thotë vendeve si puna e Shqipërisë, që nuk vuajnë nga ‘eksesi i lirive’. E kundërta është në rastet si Shqipëria. Në Francë apo vendet e tjera, ku konservatorizmi edhe letë themi një heshtje publike, jep sinjale jo pozitive. Sado që këtu ka eksese gjithashtu. Ata që ne i quajmë në rrjetet sociale ‘gjobaxhinj’, ata janë kudo dhe mund t’i ngrihen kundër dinjitetit të gjithë se kujt.

Balla: Rasti i Trump u bë i rrezikshëm

Belina Budini: Ai ishte konsideruar dhe më para i rrezikshëm. Duket se ka pasur një përgatitjet për të shënuar një pikë kthese, për një lloj reforme, pasi liritë kanë kaluar çdo skaj në rrjetet sociale. Jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Edhe për raste si terrorizimi, ne të gjithë biem dakord që do të ishte mirë të mbylleshin. Faqe të një pjese të mirë të grupeve terroriste që dalin dhe bëjnë këto deklarata të dhunës, janë mbyllur.

Balla: A mund të krahasohen grupet terroriste me Trump?
Belina Budini: 
Jo nuk mund të krahasohen! As ne nuk mund ti krahasojmë kontekstet e Shqipërisë, apo të vendet e rajonit, që kanë problematika si ne, me Amerikën, që e kanë luksin që të ndërmarrin një reformë të tillë. Ne jemi ende shumë herët, pasi vijmë nga një trashëgimi censure, me regjim diktatorial që ka lënë pasojat e veta. Vërej në rrjetet sociale, në “Facebook’, nuk janë kaq të lirë për t’u shprehur, sidomos kur bëhet fjala për pushtetin, apo aktorë që kanë në dorë punët e tyre, lidhjet e tyre që mund të rrezikojnë në një rrethanë apo një tjetër.

Balla: në “Facebook” mund të shprehen më lirshëm
Belina Budini: 
Në kushte anonimati ndoshta. Posto për dikë me kritika dhe nëse nuk i ke të gjithë ata të ishullit tënd, të rrethit tënd vicioz se mendoj kështu. Ka dhe njerëz që guxojmë, pasi janë më të zëshëm. Janë ato dhomat e mbyllura. Pjesa tjetër është problematike. Kur vjen puna për pushtetin, opozitën, aktorët e tjerë, që janë një kundërelitë, dhe mund t’i shtojnë demokratizimin vendit, mendoj se është antidemokratike për mbyllje.




Skip to toolbar