Blushi i Ilirit sulm popullor: Përshesh-ngrënës, ju bëftë mirë pilafi!

AKTUALITET


Zëdhënësi i Presidentit Meta është zgjuar me nerva pasi emisionet televizive gjatë të hënës në mbrëmje kanë diskutuar të gjithë rreth raportit të Venecias i cili konstatoi se Meta ka shkelur Kushtetën duke anuluar datën e zgjedhjeve. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Blushit të Metës i cili ka sulmuar ashpër të gjithë gazetarët, duke i cilësuar si agjentë të UDB-së. Ai gjithashtu ka sulmuar edhe teleshikuesit duke i cilësuar përshesh-ngrënës që ndjekin emisione të tilla.

“Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.


Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.

Jetojmë në kohë magjistarësh!

Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.

Të dashur përshesh-ngrënës, ju bëftë mirë pilafi!”, shkruan Blushi, duke nënkuptuar se populli ha përsheshin që i serviret nga TV dhe nuk kupton asgjë….

Kujtojmë se në raportin paraprak Venecia konstatoi se presidenti Meta ka shkelur kushtetutën duke anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa Meta i cili më herët kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen, tani ka ndryshuar qëndrim dhe jo vetëm që nuk do të japë dorëheqjen, por po bën gati një mbrojtje ligjore ndaj Venecias./realstory.al




Skip to toolbar