Bojken Abazi: Mjekët që s’pranojnë pare shihen si dele e zezë tek “Shefqet Ndroqi” (VIDEO)

AKTUALITET


Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Real Story” në News24 u tregua skeptik që Shqipëria të kthente sytë nga vaksina kineze.

Sipas tij, vendi ynë nuk është në gjendje ta testojë këtë vaksinë siç bëri Hungaria, që e mori si shembull.


Ndërsa duke u ndalur tek sistemi, Abazi tha se ka korrupsion, por ka edhe të pakorruptuar në spitale. Këta të fundit sipas tij janë në minorancë dhe shihen si dele e zezë nga pjesa më e madhe e kolegëve.

“Vaksina ruse u testua te 5 mijë qytetarë hungarezë. Unë se shoh të kemi besim tek produktet që vijnë nga Rusia as tek vetë sistemi se ka shumë raste korrupsioni, i keni parë që nga sanitaret e deri tek mjekët. Edhe pse jo të gjithë janë të korruptuar, përsëri mjekët që s’pranojnë pare shihen si dele të zeza tek “Shefqet Ndoqi” nga kolegët e tjerë. Sa për vaksinën ruse mendoj që s’mund të bëhen teste. Prandja jam skeptik dhe mbaj sytë nga perëndimi.




Skip to toolbar