Bollino në Top Story: Mbushja e shesheve nuk është formula për të thirrur elektoratin gri

Më të fundit


Analisti Carlo Bollino i ftuar në emisionin “Top Story” theksoi se mbushja e shesheve nuk është formula për të thirrur elektoratin gri, nisur nga protesta e organizuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Elektorati gri është sfida reale, është që përmbyset rezultati,  PD ka probleme numerike, ka humbur zgjedhje, ata pretendojnë se janë vjedhur. Elektorati gri janë ata që nuk marrin pjesë në zgjedhje, të moderuar, nuk ka lëvizje, por mbështesin ato të reja, Berisha nuk garanton statusquo, por ai është revolucionar, problemi është se ai nuk përfaqëson popullin e moderuar, edhe thirrja, etiketimet, marrëdhënia në media. Në kohën e Berishës mediat opozitare nuk dilnin se kishin frikë, kurse nga Rama nuk kishin frikë. Në kohën e Berishës ishte e pamundur. Elektorati gri është një pjesë e re, por ka edhe moshë të lartë. Berisha nuk ka forcë për të tërhequr elektoratin se ka një histori të njohur. Basha ishte një eksperimet që ka dështuar, rikthimi i Berishës është një faturë e PD, jo për mobilizmin, se ai është më i aftë se sa Basha, por këto nuk mjaftojnë. Edhe Basha kishte mundësi, mbushja e shesheve nuk është formula për të thirrur elektoratin gri”, tha Bollino.





Skip to toolbar