Bombë në kishë në prag të Krishtlindjes, 22 të plagosur nga 4 shpërthime të ISIS

BOTA


Dhuna terroriste ka përgjakur Filipinet në prag të Krishtlindjes. Të hënën në mbrëmje një bombë shpërtheu jashtë katedrales së Cotabato, një qytet në ishullin Mindanao në jug të Filipineve.

Nga shpërthimi u plagosën 12 ushtarë që patrullonin përreth kishës, një nga masat e sigurisë të marra me rastin e festave të Krishtlindjeve. Një sulm i dytë me bombë ndodhi në një distancë të shkurtër, pak minuta pas sulmit të parë. Dy shpërthime të tjera pasuan dy të parat, një në provincën e Maguindanao dhe tjetra pranë një poste policie. Prej shpërthimeve u plagosën në total 22 persona, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve policore, sulmet terroriste janë kryer nga “Luftëtarët e Lirisë Islame” të lidhur me të vetëquajturin “Shteti Islamik” (ISIS).





Skip to toolbar