U kap i dehur, lirohet Aleksandër Gjoka

AKTUALITET


Një ditë pas arrestimit, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është liruar nga gjykata. Prokuroria mësohet se ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ për rokerin, i cili u arrestua dje pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Siç bëri me dije dje policia, këngëtari u ndalua të hënën rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që blutë më pas bënë arrestimin e tij pasi akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Këngëtari u paraqit para gjykatës, e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij, por pranoi kërkesën e prokurorisë për lirimin e tij me masën e sigurimit personal “detyrim paraqitjeje”.





Skip to toolbar