Bombera e talente, Euro2020 në gjurmët e sulmuesve

Më të fundit


Ndër vite futbolli ka ndryshuar shumë, ka humbur jo pak nga identiteti por sërish mbetet një nga sportet më të bukur në botë dhe pa diskutim më i ndjekuri. Si një industri shumë e madhe, edhe futbolli është kthyer në një treg ku të gjithë e kanë një çmim.

Evropiani është një vitrinë shumë e rëndësishme ku të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim, shpesh karriera e një futbollisti ka marrë një ndryshim të madh pas këtij aktiviteti, i tillë pritet të jetë edhe “Euro2020”. Të gjithë përfaqësueset pjesëmarrëse kanë nga një yll të veçantë në përbërje, një lojtarë që kushton më shumë se të gjithë, ky klasifikim special në këtë evropian kryesohet nga Kylian Mbappe. Faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, “Transfermarkt” ka përpiluar një listë me lojtarët më të shtrenjtë për secilën nga 24 përfaqësueset.


Me 160 milion euro, Mbappe është lojtari më i shtrenjtë i Francës dhe i këtij evropiani. Sulmuesi ndiqet në këtë klasifikim nga një tjetër “bomber”, Harry Kane, kapiteni i Anglisë vlerësohet me 120 milion euro. Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë gjejmë Romelu Lukakun, sulmuesi i Belgjikës vlerësohet me 100 milion euro.

Kjo treshe sulmuesish, nga më të mirët në qarkullim, pritet të diskutojnë ndërmjet tyre edhe trofeun e “Kupës së Artë”. Në çdo rast nuk mund të harrojmë as fenomen si C.Ronaldo. Si gjithnjë në turne të tillë nuk mungojë as surprizat por as lojtarët e rinjë që pritet të shpërthejnë. Nga Fill Foden e Xhedon Sanaço, dyshja britanike, e deri tek Kai Harvrtz i Gjermanisë, apo Pedri i Spanjës dhe Zhao Feliks i Portugalisë, lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta, të konfirmuar prej kohësh por të gjithë 21-vjeçarë.




Skip to toolbar