Starton sot Euro 2020, Italia kërkon fitoren ndaj Turqisë

Më të fundit



Starton sot zyrtarisht Europiani i përfaqësueseve të futbollit. Italia sfidon Turqinë në ndeshjen e parë hapëse.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës dhe Turqia pavarësisht se shënohet si ekipi pritës, Italia e ka një avantazh pasi luan në ‘shtëpinë’ e saj.


Në të njëjtin grup me Italinë e Turqinë ndodhen dhe Uellsi me Zvicrën. Europiani duhet të mbahej vitin e kaluar, por u shty prej pandemisë. Për herë të fundit u mbajt në Francë ku e fitoi Portugalia ndërkohë këtë radhë risia është se do të mbahet në disa shtete.