“Bota të ndalojë testet e armëve bërthamore përgjithmonë”

BOTA


Komuniteti global duhet të “ndalë armët bërthamore, një herë e përgjithmonë”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Në një postim në Twitter me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Testeve Bërthamore, Guterres shkroi se “bota jonë është mbajtur peng” nga këto lloj armësh për shumë kohë.

Aparatet e tilla të vdekjes nuk garantojnë fitore apo siguri: siç janë projektuar rezultati i tyre i vetëm është shkatërrimi.

Ne duhet të garantojmë përfundimin e testeve përgjithmonë dhe t’ia dorëzojmë historisë armët bërthamore, njëherë e përgjithmonë.



Skip to toolbar