Berisha mposht Strakoshën. Gjimshiti shkakton penallti

SPORT


Etrit Berisha  ka fituar “derbin” me Thomas Strakoshën, pasi Spal mundi në shtëpi Lazion. Një ndeshje e bukur, që nisi mirë për Lazion me gol të Immobile në minutën e 17-të, pasi miqtë përfituan një penallti. Pasi arbitri u konsultua me VAR bëri shenjë nga porta e Berishës duke i dhënë Lazios penallti, ndërsa Immobile mposhti gardianin shqiptar të Spal. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në këto shifra, ndërsa goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë.

 Në të 63`, Petanga mposhti Strakoshën pasi shënoi një gol nga brenda zonës, pas një goditje këndi. Strakosha në këtë rast nuk mundi të bënte asgjë, pavarësisht tentativës për të ndalur topin. Goli i dytë dhe i fitores për Spal erdhi në minutën e 90+2, kur përsëri Strakosha e  pati të pamundur të ndalte një gjuajte të Kurtiç. Me tre pikët e fituara ndaj Lazios, Spal i Etrit Berishës merr fitoren e parë në kampionat dhe ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Lazio me 4 pikë mbetet në vendin e 8-të.


Ndërkohë, Atalanta e  Berat Gjimshitit ka fituar në fushën e Genoas me rezultatin 2-1. Muriel kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 64`, ndërsa Cricito barazoi në të 90+1`, pas një gafe të Berat Gjimshitit, që shkaktoi penallti. Megjithatë, Zapata në të 90+5` gjen përsëri rrjetën dhe i jep fitoren Atalantës, që merr fitoren e dytë në kampionat dhe mban vendin e 6-të me po kaq pikë.




Skip to toolbar