Gjykata e Vlorës la në burg shtatë persona të arrestuar gjatë operacionit “Vjeshta”. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtatë personat e akuzuar për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”.
Personat e arrestuar të enjten më 18 tetor, janë Çerçiz Velaj 33 vjeç nga fshati Lapardha i Selenicës. Enton likaj 28 vjeç Banues në fshatin Kotë të Selenicës, Daniel Nikaj 22 vjeç Banues në fshatin Mazhar të Selenicës, Altiv Veizaj 37 vjeç banues në Vlorë.
Antonio Veizaj 27 vjeç, banues në Vlorë, Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj 29 vjeç banues në fshatin Lapardha të Selenicës.
Këta persona u arrestuan gjatë një aksioni të organizuar nga Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, pas një hetimi 6 mujor. Ndërkohë, tre persona të tjerë, në vazhdën e këtij hetimi, janë shpallur në kërkim.