Me largimin e deputetëve të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendi, janë lënë vakant edhe pozicionet që këto deputetë mbanin në komisionet parlamentare apo strukturat drejtuese të këtij institucioni.
Në seancën e sotme me 92 vota pro është vendosur që deputeti Myslym Murrizi të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, post që më herët mbahej nga Edi Paloka. Ndërsa Rudina Hajdari do të drejtojë Komisionin e Integrimit, që më parë drejtohej nga Genc Pollo.
Postet e marra nga opozita e re në Kuvend:
– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar I Kuvendit
– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias
– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë
– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm