Maxhoranca e vendosur, ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të kalojnë në javën e ardhshme në Kuvend. Vendimi i mor në konferencën e Kryetarëve e cila caktoi 1 tetorin si datë për të votuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshillin Politik ende s’ka konsensus.


Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar një kërkesë zyrtare që për çështjet ku nuk ka dakordësi Këshilli Politik t’i drejohet ODIHR. Por kjo është refuzuar nga mazhoranca e cila me draftin e saj thotë se kërkon Lista të Hapura 100%, por me disa kushte, prag zgjedhor 3% dhe koalicionet parazgjedhore vetëm me listë shumëemërore të përbashkët.


“Prokurorë të korruptuar”. Rama vazhdon presionin

Kryeministri Rama ka folur ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë duke akuzuar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që ende nuk kanë kaluar vettingun dhe po bëjnë kërdinë me vendimet që japin. Duke akuzuar drejtpërdrejtë prokurorin dhe një gjyqtare në Durrës, Rama tha se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë grupit kriminal KÇK (Kap Ç’të Kapësh) dhe të vendosen para drejtësisë. KÇK për Ramën është grupi më i madh kriminal në Shqipëri.

Rama ka kërkuar që ndaj këtij grupi të reagojë edhe parlamenti dhe ta vendos si objektiv të tyre luftimin dhe shporrjen e këtij grupi njëherë e mirë. Për kreun e qeverisë, parlamenti në unitet duhet të vendos me ligj të ndjek penalisht të larguarit nga vettingu.


Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë.

E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me çdo çmim le të thonë çfarë të duan të gjithë.” tha Rama nga foltorja e Kuvendit.


Debate në Kuvend, opozita e re akuza qeverisë: Po flirtoni me Bashën

Kuvendi ka nisur me debate seancën parlamentare, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore. Dora e shtrirë e mazhorancës për një tryezë dialogu me Bashën, po lexohet si një flirtim dhe marrëveshje pazari nga opozita parlamentare. Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni paralajmëroi mazhorancën se nëse do të ketë një tjetër pakt me Bashën për reformën zgjedhore, atëherë opozita parlamentare është e unifikuar në qëndrimin e saj për të votuar kundër. Gjoni tha se nuk do të lejohen të kryhen më pazare në kurriz të shqiptarëve, por bashkëpunimi për reformën zgjedhore duhet të jetë e thellë për të ndryshuar në rrënjë sistemin zgjedhor.

Vota e shqiptarëve është e blerë dhe e tjetërsuar. Në vend që ne të jemi seriozë në komisionin për reformën zgjedhore, këta vijojnë dashuriçkat dhe flirtimet me njëri-tjetrin, mazhoranca me rrugën. Që sot e tutje fillon një tjetër epokë dhe sezon parlamentar, ne duhet të ndajmë shapin me sheqerin. Doni marrëveshje në kurriz të shqiptarëve, apo të jemi seriozë dhe të fillojmë reformimin e sistemit zgjedhor? Prezenca jonë mban këtë shumicë në këmbë, kryeministri po flirton me opozitën në rrugë dhe është pranë një marrëveshje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ndryshon pa votën tonë këtu. Nuk ka shans të reformohet sistemi pa votën tonë këtu.” tha Gjoni në Kuvend, duke i bërë të ditur jo vetëm mazhorancës por edhe opozitës rrugore se pa votën e tyre nuk ka mundësi që Reforma Zgjedhore të votohet dhe se opozita e re është aty për të prishur pazaret Rama-Basha nëse i bëjnë realitet.


Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe deputeti dhe njëherë nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, i cili tha se “sistemi aktual zgjedhor është kancer dhe se ka nevojë për një ndryshim të thellë të tij dhe jo riparim.”  

Por duket se shqetësimet e opozitës parlamentare për një pakt Rama-Basha, i ka shuar paksa kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili siguroi se nuk ka asnjë dashuri për PD. Thirrja për dialog dhe bashkëpunim në Reformën Zgjedhore, tha Balla bëhet në respekt të dialogut politik gjithëpërfshirës.

Harroje se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh PD-së për të ushtruar të drejtën e saj për propozime. Nëse nuk duan, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të mbetet peng. Do të kemi një kod të ri zgjedhor pas këtij procesi” u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.

Reforma Zgjedhore është një nga pikat kryesore të Kuvendit për këtë sezon të ri parlamentar, ku mazhoranca i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës rrugore, për të cilën Basha ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë. Megjithatë, partitë politike nuk duhet të harrojnë rolin vendimtar të opozitës parlamente, e cila ka në dorë ndryshimet elektorale dhe kushtetuese përmes votës së saj./ RealStory


Edhe Bushati reflekton pas Holandës: kemi braktisur përparësinë kombëtare

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, që shpesh kohët e fundit ka mbajtur qëndrime ndryshe nga zëri i përgjithshëm i partisë, ka folur në Kuvend në debatin për mocionin e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Bushati foli shkurt, por dha mesazhe ndryshe nga linja e përgjithshme e fjalëmbajtësve të PS në foltoren e Parlamentit, në lidhje me temën e ditës, Shkarkimin e Metës.

Ndonëse u shpreh se PS nuk e ka braktisur kurrë Parlamentin, edhe kur PS-PD vodhën zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës dhe Edi Rama u largua si kryetar i saj, Bushati foli në vetë të parë kur u shpreh se “Ne kemi braktisur përparësinë kombëtare. Nuk jemi në gjendje të ofrojmë atë që shqiptarët kërkojnë”.


Zhbërja e sistemit nuk është zgjidhje, përsa kohë forcat politike janë këtu. Zgjedhjet janë grabitur nga LSI dhe PD, por Edi Rama e la bashkinë, ne nuk e lam parlamentin dhe qëndruam këtu. Ne të gjithë e dimë se sistemet politike përmirësohet përmes pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit. Ne jemi te verbëria, dhe sot për fat të keq ne diskutojmë për datën e zgjedhjeve. Ne sot diskutojmë për një gjë që nuk ka lidhje me aspiratat e Shqipërisë në BE. Ne e kemi braktisur përparësinë kombëtare, dhe për shkak se e kemi braktisur përparësinë kombëtare, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë atë që shqiptarët meritojnë”, u shpreh ndër të tjera Ditmir Bushati. 


Kodheli sulmon opozitën: Ka braktisur votuesit e saj

Ish-ministrja Mimi Kodheli ka deklaruar gjatë seancës plenare tha se opozita aktuale ka braktisur jo vetëm fushën e betejës, por edhe votuesit e saj. Deputetja u shpreh se në vend të ideve në parlament, kjo opozitë ka ndërmarrë garën e hedhjeve të shtizave, ku edhe mbrojnë interesa meskine.

 “Kolegë, për të dytin vit radhazi vijojmë të marrim rekomandimin nga BE. Opozita është larguar nga fusha e betejës, madje ka braktisur votuesit e saj. Garën e ideve në parlament e kanë zënë vendin gara e hedhjeve të shtizave. Këtu garohet për të mbrojtur disa interesa meskine”, u shpreh Kodheli.



PD i bën opozitë opozitës së re: Bindja Demokratike e paligjshme

E teksa PS përgatitet për zgjedhjet lokale, PD ka dalë sot dhe i ka bërë opozitë Partisë Bindja Demokratike, e cila tashmë është opozita e re në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, Kuvendi ka lëshuar një vërtetim fallco sikur partia Bindja Demokratike përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend. Por në të vërtetë, sipas tij, përfaqësuesi Andi Përmeti ka më pak se 1 muaj që ka marrë mandatin.


Ndërkohë Kaso ka thënë se PD ka paditur Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, me pretendimin se ka shkelur detyrën.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos:

“Në vitin 2019, gati 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, në vend që të sigurojë hapjen  e negociatave me Bashkimin Europian, Edi Rama ka vendosur që për karrigen e tij dhe pushtetin e tij personal, t’u asgjesojë shqiptarëve themelin e demokracisë dhe të vlerave europiane, zgjedhjet.

Pas aleancës me krimin e organizuar, Edi Rama po tenton t’i vendosë një tjetër njollë të paprecedentë procesit zgjedhor në vend. Për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste, duke patur në proces vetëm me kandidatë të partisë në pushtet ose derivate te tij.

Sipas informacioneve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në më shumë se gjysmën e bashkive në vend është regjistruar vetëm kandidati i Partisë Socialiste, duke u mohuar qytetarëve, në thelb, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur.

Në pjesën tjetër, Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin.

Sot, do të provojmë para opinionit publik sesi Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të paterices së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon.

Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.

PD informon opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit për pasqyrimin e të dhënave të pavërteta në dokumente zyrtare.

Është zbulimi i këtyre dokumenteve dhe shumë të tjerëve që kanë shqetësuar Edi Ramën dhe patericat e tij nga paraqitja e anëtarëve të opozitës në KZAZ. Anëtarët tanë do të dokumentojnë në çdo Komision Zonal manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin.

Partia Demokratike e Shqipërisë paralajmëron sot cdo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  apo KZAZ-ve se do të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre për çdo shkelje të ligjit, për çdo regjistrim kandidatësh në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente të falsifikuara.

Në çdo rast, më apo pa këta kandidatë fallco, është e qartë se procesi i organizuar nga Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet demokratike. Ky është një proces ku Edi Rama është kandidat i vetëm në 61 bashki të vendit, duke rikthyer de jure votimin monist.

Votime moniste në 30 Qershor nuk ka për të patur. Së bashku me shqiptarët, nuk do të lejojmë rikthimin e Shqipërisë në kohën më të errët të saj, kur jetën tonë e kishte në dorë partia shtet.

Më 25 Maj, ora 19.00, do të jemi përsëri bashkë në një manifest madhështor për t’i provuar Edi Ramës se është i pafuqishëm dhe nuk mund të marrë peng të ardhmen tonë europiane.”


12 deputetë të rinj i shtohen Kuvendit. Ja emrat

12 deputetë të rinj që janë betuar në seancën e sotme parlamentare. Katër prej tyre i përkasin Partisë Socialiste dhe zëvendësojnë deputetët që lanë postet dhe vendosën të kandidojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa  nga listat e PD-së dhe LSI-së janë 8 deputetë që kanë pranuar të marrin mandatin, pavarësisht vendimit të opozitës për të bojkotuar kuvendin.


Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121, teksa mbeten edhe 19 karrige pa plotësuar nga opozita e re.

Deputetët që u betuan sot:

Socialistët

Eljo Hysko

Adriana Jaku

Florenc Spaho

Ardit Konomi

Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së

Vasil Sterjovski- LSI

Edmond Stojku – LSI

Suzana Topi- LSI

Halit Valteri -PD

Selami Janishehu-PD

Besnik Troplini-PD

Krenar Rryçi-PD

Kostaq Papa-PD


Caktohen pozicionet e reja për opozitën në Parlament

Me largimin e deputetëve të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendi, janë lënë vakant edhe pozicionet që këto deputetë mbanin në komisionet parlamentare apo strukturat drejtuese të këtij institucioni.

Në seancën e sotme me 92 vota pro është vendosur që deputeti Myslym Murrizi të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, post që më herët mbahej nga Edi Paloka. Ndërsa Rudina Hajdari do të drejtojë Komisionin e Integrimit, që më parë drejtohej nga Genc Pollo.


Postet e marra nga opozita e re në Kuvend:

– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar I Kuvendit

– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë

– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve

-Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm


1 minutë heshtje në Kuvend për nëntetaren Hasanaj

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nder të nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në Letoni për shkak të shpërthimit të papritur të municioneve.

Ka qenë deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ajo që i kërkoi Kuvendit që të mbajnë një minutë heshtje dhe kryetari i Kuvendit e pranoi propozimin e saj.


 “Iu prehtë shpirti në paqe” – u shpreh Ruçi, ndërsa vijoi më tej, seancën plenare.

Nëntetare Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në kampin ushtarak në Letoni. Nga shpërthimi i minës, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të Forcave Ajrore, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.


Votohet Reforma Zgjedhore, komisioni nis punën

Me 90 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim është miratuar në seancën e sotme plenare përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Votimi i hapi rrugën vazhdimit të punës së këtij komisioni, që do të udhëhiqet nga Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi parlamentar demokrat.


Komisioni për Reformën Zgjedhore përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga PS: Damian Gjiknuri (Bashkëkryetar), Bashkim Fino, Alket Hyseni , Vasilika Hsysi, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylamenti (anëtarë), 4 nga grupi demokrat: Rudina Hajdari (Bashkëkryetare), Myslim Murrizi, Andi Përmesti, Korab Lita (anëtarë) dhe 2 nga grupi i pavarur: Nimet Musai dhe Ralf Gjioni (anëtarë).


Skip to toolbar