Edhe Bushati reflekton pas Holandës: kemi braktisur përparësinë kombëtare

AKTUALITET


Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, që shpesh kohët e fundit ka mbajtur qëndrime ndryshe nga zëri i përgjithshëm i partisë, ka folur në Kuvend në debatin për mocionin e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Bushati foli shkurt, por dha mesazhe ndryshe nga linja e përgjithshme e fjalëmbajtësve të PS në foltoren e Parlamentit, në lidhje me temën e ditës, Shkarkimin e Metës.

Ndonëse u shpreh se PS nuk e ka braktisur kurrë Parlamentin, edhe kur PS-PD vodhën zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës dhe Edi Rama u largua si kryetar i saj, Bushati foli në vetë të parë kur u shpreh se “Ne kemi braktisur përparësinë kombëtare. Nuk jemi në gjendje të ofrojmë atë që shqiptarët kërkojnë”.


Zhbërja e sistemit nuk është zgjidhje, përsa kohë forcat politike janë këtu. Zgjedhjet janë grabitur nga LSI dhe PD, por Edi Rama e la bashkinë, ne nuk e lam parlamentin dhe qëndruam këtu. Ne të gjithë e dimë se sistemet politike përmirësohet përmes pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit. Ne jemi te verbëria, dhe sot për fat të keq ne diskutojmë për datën e zgjedhjeve. Ne sot diskutojmë për një gjë që nuk ka lidhje me aspiratat e Shqipërisë në BE. Ne e kemi braktisur përparësinë kombëtare, dhe për shkak se e kemi braktisur përparësinë kombëtare, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë atë që shqiptarët meritojnë”, u shpreh ndër të tjera Ditmir Bushati. 




Skip to toolbar