Certifikimi i Biden, reagon Trump: Do të ketë tranzicion të rregullt më 20 janar

BOTA


Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump nëpërmjet drejtorit të komunikimit për Shtëpinë e Bardhë, Dan Scavino ka reaguar pas verdiktit të Kongresit për të certifikuar si fitues Biden.

Trump në deklaratë thotë se më 20 janar do të ketë një tranzicion të rregullt në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.


Gjithsesi Trump premton se lufta për t’u numëruar vetëm votat e ligjshme do të vijojë, teksa e cilëson mandatin e tij të përfunduar si më të mirin në historinë presidenciale të SHBA.

STATUSI NGA DAN SCAVINO




Skip to toolbar