Mbyllja e merkatos nga FIFA, reagon Skënderbeu: Do na hapet sërish sot

Më të fundit


KF Skënderbeu pranon se i është bllokuar momentalisht merkatoja për shkak të një gjyqi të humbur ndaj një lojtari për detyrime të parapmbetura.

Në një njoftim zyrtar, klubi korçar njofton se gjyqi është humbur me lojtarin Arnaut Guedj dhe menjëherë i është shlyer detyrimi.


KF Skënderbeu sqaron se merkato pritet të hapet sot sërish për klubin dhe që këtë janar do të punohet për përforcime.

Pas Partizanit dhe Tiranës, KF Skënderbeu bëhet klubi i tretë në Superligë në pak kohë që i bllokohe merkato. Partizani e fitoi gjyqin në CAS, kurse KF Tirana dhe KF Skënderbeu duket se kanë probleme me detyrimet e prapambetura.

NJOFTIMI NGA KF SKËNDERBEU
NJOFTIM PËR SHTYP: KF Skënderbeu dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me bllokimin e merkatos.Klubi pasi ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaut Guedj, pjesë e ekipit bardhekuq për sezonin 2018/19 ka kryer pagesën e detyrimit karshi lojtarit dhe sot pritet të hapet sërish merkatoja.Klubi po punon intesivisht për perforcimin e ekipit në merkaton e Janarit.Me respekt,KF Skënderbeu




Skip to toolbar