Çështja ‘Bechetti’, Duma për Komisionin Hetimor: Dëmin ta paguajë qeveria

Më të fundit


Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen Becchetti. Kërkesa u depozitua këtë mesditë nga nënkrtyetarja Grida Duma dhe disa deputetë në Kryesinë e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Duma sqaroi se ky komision dhe deputetët që do të jenë pjesë e tij do të shtrojnë më tepër qartësi për ata që ajo u quan shkaktarë të dëmit. Demokratja tha se e gjithë saga ka nisur si hakmarrje politike e Edi Ramës dhe dëmi nuk duhet të paguhet nga shqiptarët.


“Ishte ndër të paktat media që bunet opozitë kundër Edi Ramës. Sagë prej 2015 deri sot, si nisi kjo çështje vetëm për hakmarrje politike. Dëmi i prishjes së një investimi të huaj, shkatërrimit të fjalës së lirë dhe dëmit ekonomik. Të gjitha veprimet dhe mosveprimet që kanë çuar në këtë fitim të çështjes përfshijnë brenda atë që është shkelja e pavarësisë së drejtësisë. Kryeministri Rama edhe kur çështja ishte gjatë gjykimit nuk bënte gjë tjetër veçse bërtiste. Ky Komision Hetimor, dhe deputetët që janë pjesë, duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe dëmit në fund duhet mos ta paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj por ata që e nisën me koshiencë por edhe me paaftësi,” tha Duma.

Më herët PD ka depozituar kërkesat edhe për ngritjen e dy komisioneve të tjera hetimore, atë për zgjedhjet e 25 prillit dhe çështjen e inceneratorëve.




Skip to toolbar