Kryeministri Edi Rama i pyetur lidhur më çështjen e Fredi Belerit, nënvizoi se është një çështje që i takon drejtësisë dhe se është mirë që të pritet vendimi i Apelit.
Çështja e Fredi Belerit?
Edi Rama: Ju e dini këtë çështje dhe arsyen përse ne nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë do të presim vendimin e Apelit. Por kujtoj që zgjedhjet e reja nuk i shpall Kryeministria, por Presidenca. Ndoshta do të kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë në të qetë për gjitha çështjet brenda nga cilido qoftë jashtë Shqipëria. Zotria është qytetar i Shqipërisë dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Tingëllon cingërisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë një çështje që i takon drejtësisë.