Çfarë fshihet pas atentatit në Shkodër / Policia jep njoftimin, 75-vjeçari vdiq jetë në spital 

AKTUALITET


Një vrasje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku viktimë mbeti shtetasi Lulash Qepuri 75-vjeç.

Ai u qëllua me armë 4 herë në lokalin në pronësi të tij e për pasojë mbeti fillimisht i plagosur dnërsa ndërroi jetë në spital, siç njofton edhe policia.


Viktima është me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar në vitin 2011.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Nuk dihet nëse atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm.




Skip to toolbar