“Porositë i bëjmë online”, flasin të arrestuarit për drogën e Durrësit: S’kemi asnjë lidhje me lëndën e kapur

AKTUALITET


Dy të arrestuarit që janë vënë në pranga për 45.5 kg kokainë që u sekuestrua nga Porti i Durrësit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike. Administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi thotë ai ka porositur mish pule duke shtuar se të gjitha veprimet bëhen online.

Ai ka theksuar se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontejner.


“Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner.”

Kurse, agjenti doganor Egert Vargu është shprehur se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi ndërsa ka theksuar se nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.

“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.” 




Skip to toolbar