Champions apo Premier League? Klopp-Guardiola thumbojnë njëri-tjetrin

CHAMPIONS LEAGUE


Jurgen Klopp ka folur për spanjollen “AS” gjatë ditës së sotme, duke thumbuar rivalin e tij në bankinën e Manchester City, Pep Guardiola. Ky i fundit pati deklaruar më herët se “të fitosh Premier League është më e rëndësishme se sa të fitosh Champions League”, duke thumbuar trajnerin e Liverpool, që nuk arriti të triumfonte në kampionat me vetëm një pikë më pak se City.

“Pep e ka thënë këtë sepse ka një kohë të gjatë që nuk është në një finale të Champions League”, është shprehur Jurgen Klopp, duke i kthyer reston trajnerit të Manchester City. “Ai është një trajner i shkëlqyer dhe meriton komplimentet për ato që ka fituar, ne u përpoqëm ta fitojmë Premier League këtë sezon”, është shprehur Klopp.


Manchester City u shpall Kampion i Anglisë në javën e fundit të Premier League, pasi mundi Brigton. Ndërsa Liverpool, edhe pse fitoi në ndeshjen e fundit të kampionatit, nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i dytë në Premier League me vetëm një pikë më pak se kampionët.

Megjithatë, Jurgen Klopp dhe të tijët arritën të shkonin në finalen e Champions League, duke pasur shansin për ta mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm.

Sakaq, Jurgen Klopp ka folur edhe për mungesat dhe lojtarët që do të ketë në dispozicion në finalen e Champions League ndaj Tottenham. Gjermani ka thënë se Naby Keita nuk do të jetë në finale, ndërsa konfirmon rikthimin Roberto Firmino.




Skip to toolbar