Liverpool “copëtohet” për Anglinë dhe Katarin

AKTUALITET


Liverpool do të luajë dy ndeshje në dy ditë. Në datën 17 dhjetor, skuadra e Jurgen Klopp do të luajë ndeshjen kundër Aston Villa në Carabao Cup, ndërsa një ditë më pas, Liverpool do të jetë në Katar për të luajtur ndeshjet e Botërorit të Klubeve.

Kundërshtri për kompeticionin e FIFA-s ende nuk është konfirmuar. Ky vendim i jep fund një sage përplasjesh mes klubit dhe Ligës së Futbollit Anglez, për mënyrën se si do të zgjidhej ngërçi i krijuar, pasi Liverpool do të duhet të luante dy ndeshje në dy ditë.


Megjithatë, “The Reds” nuk e kanë mirëpritur këtë vendim duke u shprehur se “nuk është një skenar ideal”. Në reagimin publik, klubi anglez duket se ka gjetur dhe zgjidhjen.

Liverpool do të ndahet në dy skuadra, një që do të përballet me Aston Villa në “Carabao Cup” dhe një tjetër që do të niset në Katar për Botërorin e Klubeve. Dilema tashmë është se në cilin ekip do të jenë yjet, atë të ndeshjes në Angli apo në Katar.




Skip to toolbar