Champions, Lazio shkëlqen Strakosha garanci në portë

CHAMPIONS LEAGUE


13 vite pritje për tu rikthyer në Champions, Lazio e shndërron në festë me një fitore fantastike përballë B.Dortmund, të projektuar si favorit në Grupin F. Pas një fillimi sezoni të zbehtë e lart rezultateve pozitive në Serie A, Lazio largon të gjithë dyshimet në këtë debutim në Champions, të thyesh verdhezinjtë me rezultatin 3-1 është mjaftueshëm për të larguar çdo dyshim që rrethonte ekipin kryeqytetas.

Kush kishte dyshime edhe për paraqitjet e Strakosha, portieri kuqezi iu përgjigje me një ndeshje në nivel shumë të lartë, i vlerësuar maksimalisht me mediat italiane.


6 minuta lojë i mjaftuan Lazios për të kaluar në avantazh, një prekje e lehtë e Immobile në zonë solli avantazhin. Në të 23-tën, Hitz detyrohet të dërgoj topin në portën e tij për ti dhuruar Lazios avantazhin e dyfishtë. Në minutë ne 71-të ishte i përhershmi Haaland i cili me një goditje të dhunshme në zonë rihapi ndeshjen, por vetëm kaq.

Pesë minuta më pas, Akpa Akpro realizoi golin e tretë për Lazion që i dhuron kreun e grupit. Kjo fitore bindëse 3-1 përballë Dortmund i jep qetësinë e duhur trajnerit Inzaghi për të vijuar punën: “Rinovimi? Nuk e kemi me nxitim. Flas shpesh me presidentin, interesohet vazhdimisht për ekipin. Këto zëra që flasin për ne trajnerët janë të pashmangshme”, theksoi Inzaghi. Në krahë të trajnerit doli si gjithnjë edhe drejtori sportiv, Igli Tare i cili shpreh mbështetjen e plotë ndaj Inzaghi.




Skip to toolbar