Champions League, ndeshjet çerekfinale: Ja kur do të hidhet shorti

CHAMPIONS LEAGUE


Champions League është njohur tashmë me 8 skuadrat çerekfinaliste, me Atletico Madrid, Dortmund, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Arsenal të cilët siguruan këtë biletë.

Shorti i çerekfinaleve do të hidhet ditën e premte më datë 15 mars, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës.


Skuadrat e së njëjtit federatë do të kenë mundësinë të ndeshen së bashku, pasi ky është një short i hapur.

Gjithashtu edhe skuadrat që janë ndeshur njëherë së bashku në fazën e grupeve, do të mund të shortohen së bashku.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj.




Skip to toolbar