Champions/ Luftë për vendin e parë në Grupin E, Napoli kryeson, ngec Liverpool

AKTUALITET


Napoli e mbylli në avantazh 3-0 pjesën e parë ndaj Genk në takimin e fundit të fazës në grupe të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti e nisi me gol që në minutën e dytë takimin. Ishte Milik që përfitoi nga një gabim i portierit të Genk në minutën e dytë, duke tundur rrjetën.

Në minutën e 26`, përsëri Milik shënoi nga brenda zonës pas një krosimi të shkëlqyer të Di Lorenzo, duke i dhënë Napolit avantazhin e dy golave.

Por sulmuesi i Napolit nuk u ndal me kaq, pasi në të 38` trefishoi nga pika e bardhë e penalltisë për Napolin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nuk ishte grumbulluar për këtë ndeshje.

Ndërkohë, Liverpool e mbylli në barazim pa gola me Salzburg pjesën e parë. Nëse sfida do të mbyllet do të përfundojë në barazim, Liverpool mbetet në vend të dytë në grupin E, ndërsa Napoli kualifikohet si vendi i parë në grup, nëse ruan avantazhin deri në fund të takimit.  



Skip to toolbar