City presion Liverpool, Gundogan dhuron spektakël

AKTUALITET


Manchester City mundi Aston Villa 3-0 në javën e dhjetë të Premier League, duke shkuar vetëm tre pikë larg Liverpool që kryeson, paçka se “The Reds” kanë ende për të luajtur ndeshjen e kësaj jave.

Sterling hapi serinë e golave në fillim të pjesës së dytë, pas një asisti të bukur të Garbriel Jesus, i cili i pasoi me kokë shokut të tij të skuadrës, me Sterling që i vetëm përballë portierit zhbllokoi shifrat në të 46`.


Më pas ishte radha e De Bruyne, që devijoi në rrjetë një top të dhuruar nga Mendy në të 65`, duke dyfishuar rezultatin.

Ai që vulosi fatin e ndeshjes ishte Gundogan, që realizoi një gol spektakolar me të djathtën nga brenda zonës, pas një “ping-pongu” të topit mes katër lojtarëve në të 70`.

Ky gol i dhuroi tre pikët “Qytetarëve”, të cilët e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pasi Fernandinho u ndëshkua me të kuq në të 87`.




Skip to toolbar