Çifti vjedh rërë me shishe në Sardenjë, rrezikon burgun

AKTUALITET


Rëra në plazhet e Sardenjës është e mbrojtur me ligj, por një çift turistësh francezë, të cilët shijonin verën dhe plazhet në Sardenjë, rrezikojnë burgun, pasi kanë vjedhur rërë në plazhin Chia në jug të ishullit, dhe e kishin fshehur në bagazhin e SUV. Turistët francezë u arrestuan nga Guardia di Finanza Tenenza, të cilët zbuluan 14 shishe plastike të mbushura me rërën e imët të dunave në plazhin e Chia-s, i cili në vitin 2017 është shpallur plazhi më i mirë në Itali.

Sipas një ligji të hyrë në fuqi në vitin 2017, në Sardenjë tregtia e rërës dhe guaskave është e jashtëligjshme. Francezët që rrezikojnë në 6 vite burgim ose gjobë 3000 euro, janë justifikuar se donin ta merrnin rërën në shtëpi si “suvenir” dhe se nuk e dinin që po kryenin një shkelje. Gjithsesi sasia prej 40 km e rërës, e futur në 14 shishe plastike, ka tradhtuar pretendimet e tyre. Turistët, kryesisht europianë, e marrin atë me shishe plastike për ta shitur më pas në ankande të organizuara online.


Në momentin e arrestimit, francezët turistë ishin duke u nisur me traget nga Porto Torres për në Tulon të Francës. Rëra e bardhë e plazheve në Sardenjë konsiderohet si një e mirë publike dhe si e tillë është rreptësisht e ndaluar nxjerrja e saj jashtë ishullit. Për vite me radhë vendasit janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshi edhe rërën. Në vitin 1994, autoritetet vendore kufizuan aksesin në plazhin e famshëm rozë në ishullin Budeli, në verilindje të Sardenjës, pasi rëra e çmuar po pakësohej çdo vit.




Skip to toolbar