U shuan njëherësh, dalin pamjet: Si festonin Baxhaku dhe Xhuvani duke kënduar

AKTUALITET


U ndanë nga jeta të dy njëherësh, njëri më 14 dhe tjetri më 16 gusht, ndërsa janë publikuar në rrjetet sociale pamjet se si festonin së bashku regjisori Gjergj Xhuvani dhe gazetari Fatos Baxhaku.

Producentja Gerta Qurku ka postuar një video në instagram ku shfaqen si dy miq të vjetër Baxhaku dhe Xhuvani duke kënduar dhe duke ndjekur ritmin e këngës “Formidable”. Që të dy duken të relaksuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.


Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht të 2019 ndërsa gazetari Fatos Baxhaku vetëm dy ditë pas tij, më 16 gusht. Që të dy ndërruan jetë para kohe në moshë të re.




Skip to toolbar