City në krye të Premier League, e ndihmon teknologjia (video)

Më të fundit


Titulli kampion do të diskutohet deri në javën e fundit në Angli, mes Manchester Cityt dhe Liverpool, dy ekipet që po rivalizojnë këtë sezon në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës luajti kundër Burnleyt këtë pasdite, duke fituar minimalisht me rezultatin 1-0, me tre pikët që e rikthejnë në krye skuadrën e City-t.


Nuk ka qenë aspak e lehtë për Manchester Cityn të marrë tre pikët, ndonëse ka kontrolluar lojën gjatë gjithë lojës.

Një gjuajtje e Sergio Agueros në minutën e 63′ kalon vijën fatale, megjithëse fillimisht u mendua se topi ishte larguar nga mbrojtësit vendas. Mirëpo “Goal Line Tecnology” ka ardhur në ndihmë duke konfirmuar golin.

Ky gol i dha tre pikë shumë të rëndësishme Cityt, ndërsa Aguero vendos një rekord personal, pasi bëhet lojtari i dytë që shënon mbi 20 gola në pesë kampionate radhazi në Premier League, pas Thierry Henry.

Ka qenë një fitore e rëndësishme për City-n, që kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Liverpool-it, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League.




Skip to toolbar