Arsenal është futur në rrugë pa krye, pasi “Topçinjtë” kanë pësuar humbjen e tretë radhazi në Premier League, me Leicesterin që u ka shënuar tre herë kryeqytetasve këtë mesditë.
Kjo humbje e radhës për Arsenal i vështirëson dhe më tepër mundësitë e londinezëve për të arritur një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Dalja me karton të kuq e Maitland-Niles në minutën e 36′, bëri që Arsenal të humbiste terren ndaj “Dhelprave”. Këto të fundit duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë, gjejnë golin e avantazhit në minutën e 59′ me Tielemans.
Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Jamie Vardy dyfishon për vendasit, pasi në shtesë trefishoi dhe vulosi fitoren e Leicester, duke i dhënë një goditje të rëndë Arsenalit.
Aktualisht Arsenal ndodhet në kuotën e 64 pikëve, në vend të pestë, 1 më pak se Chelsea dhe 2 më shumë se Manchester United që përballen sot mes tyre. Ndërkohë për Leicester ishte thjesht një tre pikësh për renditje, pasi kupat e Europës janë të pakapshme