Çlirohet Gjiri i Gjipesë nga zaptuesit, Rama: Kishin dhunuar bukurinë

AKTUALITET


Aksioni i policisë për të “çliruar” bregdetin nga zaptuesit ka vijuar edhe gjatë të enjtes me një nga pelat jo vetëm Shqipërisë por edhe Mesdheut. Policia ka liruar hapësirat publike në Gjirin e Gjipesë dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama. Lufta kundër informalitetit dhe lirimit të vijës bregdetare ka bërë që forcat e FNSH të zbresin për në Gjipe nga “rruga e dhive”.

“Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigand të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonët e tij”, shprehet Rama.


Aksioni për të luftuar informalitetin gjatë sezonit turistik dhe për të mundësuar pushuesve sa më shumë hapësira ka nisur prej më shumë se një muaji duke goditur me mijëra raste zaptuesit dhe bizneset informate, të cilat janë mbyllur. Këtë aksion Kryeministri Rama ka treguar se është “goditur me grusht të fortë” dhe se nuk tolerohet askush.

Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigand të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonët e tij🤮👊

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 8. August 2019



Skip to toolbar