CNN: Evropa ndalon Astrazenecan, mungojnë provat se shkakton trombozë

CORONAVIRUS


Pjesa më e madhe e Evropës tani ka ndaluar vaksinimin me vaksinen e Astrazenecas për momentin, pas vdekjes së një gruaje në Danimarkë që ende nuk është e lidhur me vetë vaksinën ne fjale. Një tjetër vdekje u raportua gjithashtu në Norvegji të hënën, së bashku me një numër të vogël rastesh jo-fatale në të dy vendet. Pezullimet shkojnë kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, entit evropian te ilaçeve EMA dhe vetë gjigandit farmaceutik Astrazeneca, të cilet te gjithë kanë thënë se nuk ka prova të një lidhjeje te vaksines ne fjale me rastet e trombozave, duke nenvizuar se përdorimi i vaksines duhet të vazhdojë ndërsa hetohen raportet.

“Deri sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë njerezish” tha OBSH në një deklaratë për CNN. Organizata shtoi se po vlerësonte raportet e fundit, por tha se çdo ndryshim në rekomandimet e saj do të ishte “i pamundur”. EMA përsëriti gjithashtu që vendet duhet të vazhdojnë shpërndarjen e tyre, duke shtuar se ajo do të takohet të enjten për të diskutuar mbi shqetësimet e rasteve me tromboza, por që përfitimi i vaksinimeve tejkalon çdo rrezik të mundshëm. “Ndërsa hetimi është duke vazhduar, EMA aktualisht mbetet e pikëpamjes se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19, tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”, tha agjencia. Më shumë se 11 milion vaksina AstraZeneca janë kryer në Mbretërinë e Bashkuar, e cila tani është një nga vendet e mëdha evropiane që ende mbështet vaksinën.


AstraZeneca deklaroi të dielën, se një rishikim i kujdesshëm i 17 milion njerëzve të vaksinuar me vaksinen e saj në BE dhe Britani, zbuloi përsëri se nuk kishte “asnjë provë” të një lidhjeje me trombozat. Ajo zbuloi se nga kjo liste gjigande prej miliona njerëz, ka pasur vetëm 15 ngjarje të trombozës së venave të thella (DVT) dhe 22 ngjarje të embolisë pulmonare të raportuara pas vaksinimit; numër më i ulët se numri që pritet të ndodhë natyrshëm brenda asaj madhësie të popullsisë në kushtet kur askush nuk vaksinohet.




Skip to toolbar