Covid 19, Ilir Meta: Shqipëria do të dhjetëra mijëra tampone në dispozicion, të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor

AKTUALITET


Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se shteti ka në dispozicion dhjetëra e mijëra tamptone, kurse shtoi se në këto momente është e rëndësishme që të mbrohet personeli shëndetësor.

“Sipas vlerësimit tim, sfida më e madhe që kemi ne në të gjithë këtë situatë të jashtëzakonshme dhe ende të panjohur mirë është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor që është në vijën e parë të kësaj beteje.


Kur ndodh që mjekët të infektohen në Itali, sigurisht që ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu. Është e rëndësishme që të mos shkojmë deri në situatën e Italisë. Sot morëm masat dhe personeli i vijës së parë do të keetë të gjitha mjetet që duhet”, tha Meta.

Ilir Meta nënvizoi se tamponet janë gati dhe se do të testohen të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirusin ose kanë simptoma të dyshuara.

Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundëstë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë.

E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim. Tamponet ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla”, u shpreh Meta.




Skip to toolbar