COVID-19, ISHSH: Sot 70 inspektime në fasoneri, tolerancë zero, gjoba e pezullime në Durrës e Elbasan

AKTUALITET


Teksa vendi ndodhet përballë pandemisë së koronavirusit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimet në terren.

Mësohet se ISHSH bëri me dije se vazhdojnë inspektimin e subjekteve që kanë rrezik, ndërkohë që janë sot kryer 70 inspektime në fasoneri.


“Vazhdojmë inspektimin e subjekteve që kanë rrezik. Kemi kryer 70 inspektime në fasoneri sot, tolerancë zero. Dy gjoba dhe dy pezullime në Durrës dhe Elbasan”, thuhet në njoftimin e ISHSH-së.




Skip to toolbar