Rama: Paralajmëron zbutjen e masave në varësi të hartës së COVID-19

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme pritet që qeveria të hartojë një plan masash , duke u bazuar tek harta e shtrirjes së virusit COVID-19, ku në zonat që ka rrisk të ulët, do të ketë edhe më shumë lehtësime.

Në një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ kreu i qeverisë tha se kjo do të vlejë për ata banorë që jetojnë në fshat, apo dhe në bashki apo zona të qyteteve që nuk janë brenda hartës së kuqe.


“Kjo qasje do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen e këmbë apo automjete, pa detyruar një zonë me rrisk të ulët, që të qëndrojë mbyllur si një zonë me rrisk të lartë. Brenda bashkive mund të heqim disa lehtësime. Si zonat e fshatit që mund të shkojnë në qytet apo dhe fashat e orareve s’mund të jenë njësoj si në zonat e me rrisk të lartë dhe ato të ulët. Masat e shtrënguara në një zonë me rrisk të lartë dhe respektimi i masave, mund ta kthejmë ata në zonë me rrisk të ulët. Javën e ardhme, në bazën e hartës, do të përpilojmë një lehtësim në zonat me rrisk të ulët, në krahasim me atë pjesën tjetër.”, tha Rama.

🔴 HAPAT PËR HAPJEN E MËTEJSHME, PROTOKOLLET E SIGURISË PËR BIZNESIN DHE ROLI VENDIMTAR I INDIVIDIT PËR TA FITUAR KËTË LUFTË

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 22. April 2020




Skip to toolbar