Covid-19, KiE: Deri në mes të qershorit do rishohim lëvizjen e lirë brenda BE

CORONAVIRUS


Këshilli Evropian vlerëson se situata epidemiologjike si pasojë e COVID-19 është në përmirësim, falë kjo edhe procesit të vaksinimit. Në raportin e tij më të fundit, KiE vëren se ritmi i vaksinimeve është përshpejtuar në të gjithë BE-në dhe ben thirrje duhet të vazhdojë.

“Kjo, së bashku me një përmirësim të situatës së përgjithshme epidemiologjike, do të lejojë një rihapje graduale të shoqërive tona. Sidoqoftë, ne duhet të qëndrojmë vigjilent në lidhje me shfaqjen dhe përhapjen e varianteve dhe të marrim masa sa është e nevojshme. Puna e vazhdueshme për të rritur prodhimin e vaksinave dhe për të siguruar furnizimin në të gjithë BE do të jetë thelbësore.” -theksohet në raport, ku ndër të tjera citohet se përpjekjet për të siguruar një qasje të koordinuar duhet të vazhdojnë përpara verës.


“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur mbi pasaportën dixhitale të BE-së COVID dhe bën thirrje për zbatimin e shpejtë të saj. Si një hap tjetër, me synimin për të lehtësuar lëvizjen e lirë në BE, ai bën thirrje për rishikimin deri në mes të qershorit të Rekomandimit të Këshillit mbi udhëtimet brenda BE.” thuhet më tej në raport.




Skip to toolbar