Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera. Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma por ka dyshuar pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.
Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.
Disa kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë por ata e kanë kaluar ndërsa sëfundmi është infektuar kryebashkiakja Ademi e cila tashmë është vetëizoluar derisa ta kalojë këtë situatë.