Çupi: Prekja e pasurisë së Ervis Martinajt po i pret fijet e financave Sali Berishës

Më të fundit


“Është simbolika e Ervis Martinajt, prekja e pasurisë së tij po i pret fijet e financave Berishës.” Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi, në studion e Tirana Live në ABC News, ndërsa komentoi deklaratat e Sali Berishës në protestën e thirrur prej tij jashtë parlamentit.

“Me siguri Berisha shkon të marrë vilën, se cdo bëjë në Surrel. Është simbolika e Ervis Martinajt, e kam thënë që në fillim. Prekja e pasurisë së Ervis Martinit, po i pret fijet e financave të Sali Berishës.


Fijet e financave e mbajnë në këmbë, dmth paguan demonstrues, paguan në Ëashington, paguan në turma njerëzisht dhe prap se prap ato s’mbarojnë. Po këto janë vetëm maja e ajsbergut e pasurisë së Sali Berishës.

Dy njerëzit më të pasur të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, mbajnë frymën e kombit shqiptar. E kanë futur në kasaforta të veta, e kanë fshehur me emra të tjerë dhe tani prerja e këtyre fijeve i bën këta të shkojnë në Surrel, para PS, në gjykatë, para parlamentit. Po bëjnë jetën e kamikazit, ka ardhur momenti që ato janë kthyer në kamikazë.” -përfundoi ai.




Skip to toolbar