Reja flet për gjithçka, para Andorrës dhe Francës

AKTUALITET


Trajneri i ekipit kombëtar Edy Reja, foli në konferencë për mediat të dielën. Në prag të dy sfidave të fundit eleminatore, Reja foli për lojtarët e grumbulluar, rinovimin e kontratës por dhe stadiumin e ri. Duke vlerësuar maksimalisht dy ndeshjet e fundit të grupit, Reja u shpreh se ndeshja ndaj Andorrës është më shqetësuese për të, për shkak të motivimit.

Megjithatë ai kërkoi që lojtarët të ruajnë përqëndrimin. Mungesa e Cikalleshit është evidente në skuadër, por trajneri tregon se grupi që ka grumbulluar krijon alternativa. Florian Kamberi është një nga lojtarët e rinj që pret të debutojë me kombëtaren, shans që sipas trajnerit do ta ketë. Lidhur me “Arenën Kombëtare”, trajneri u shpreh se është shumë motivuese, madje do të bëhet xheloz De Biassi dhe Panucci. Për më tepër lexoni të plotë konferencën e trajnerit.

KONFERENCA E REJËS

Mungesa e Cikalleshit dhe objektivat e Kombëtares për këto ndeshje?

Për Cikalleshin më vjen keq, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtashëm, kemi alternative. Kemi pritshmëri të larta për të vëzhguar Kamberin. Kam gjithmonë për ndërrime, pasi kam disa lojtarë për të bërë atë që më duhet. Kemi bërë një rritje shumë të rëndësishme për sa i përket edhe lojës.

Sa e vështirë është të merrni rezultatet, dhe të motivoni lojtarët?

Dua që të krijojmë mentalitetin e të luajtur gjithmonë në maksimum. Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nënë atë që është e mjaftueshme në fushë. Nëse duam të rritemi si skuadëër, duhet të japin shumë vëmendje ë ndeshjen me Androrrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizmë. Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motiovohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri . Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit.

Rinovimi i skuadrës?

Objektivi jonë i parë është të arrijmë në kuotën e 18 pikëve. Pak nga pak kemi futur në këtë grup lojtarë të rinj, si Kumbulla apo Selahi. Kemi lojtarë të tjerë që janë nën vëzhgim. Kamberi mund të debutojë, por do ta shohim. Duhet të rinojmë grupin pak nga pak, nëse do të vazhdojë këtu do të bëhet rinovimi ngadalë. Kemi një strategji për lojtarët e rinj dhe ata që kanë lindur në 2001, janë nën vëzhgim. Ndeshja me Androrrën është më rëndësishme për momentin. Do të flas me presidentin dhe do të marrim vendimet që duhen.

Ndeshja e parë në stadiumin e ri…

Është një emocion mjaft i bukur për mua dhe të kem fatin të debutoj unë këtë stadium. De Biazi dhe Panuçi do të jenë xhelozë për këtë fakt. Kam ftuar vajzën dhe gruan për këtë sfidë. Do të na japë një stimul të madh për të marrë rezultatet. Shpresoj që ky stadium të jetë kartëvizita jonë, për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes.

Kamberi?

Çështja e Kamberit është çështje dokumentacioni. Po presim një përgjigje pozitive dhe shpresoj ta aktivizojë dhe ta shoh nga afër. Kemi alternative të tjera, si Seferi, Uzuni, që nuk ishte herën e kaluar, pasi doja të jepja hapësira për lojtarët e tjerë. Do të vendos gradualisht për kontingjentin përfundimtar që do të futen në fushën e lojës dhe në pankinë. Kemi dy rikthime si Xhaka dhe Ndoj, i cili ishte i dëmtuar dhe këtë herë mund të luajë. Mavraj dhe Memushaj, edhe pse janë disi më të mëdhenj në moshë, luajnë rregullisht në skuadrat e tyre, pro duhet të gjejmë alternative për ta.

Çështja e rinovimit dhe projekti për të ardhmen…

Nuk ka probleme për rinovimin dhe kemi folur me presidentin. Jemi në një mendje,. Federata po punon për të ardhmen, si stadiumi, departamentet dhe kërkon të afrohet me federatat e huaja. Ne aktualisht po ndjekim të rinj shqiptarë që luajnë në Europë nga prindër shqiptarë. Dua të përmend që për sa i përket këtij grupi, ne në Turqi patëm mundësi të vendosnim në diskutim këtë grup. Nëse do të kishim marrë një rezultat do të kishte një grup tjetër, do të ishin disa ekipe në kuotën e 21 pikëve. Humbëm për fatin e keq, dhe na duhej një mrekulli por nuk ndodhi. Në ndeshjen me Andorrën, kam një apel që tifozët të vijnë të na mbështesin. Pa tifozë nuk ka futboll. Na ndihmoni që të marrim rezultat të mirë, pasi është ndeshje shumë e rëndësishme.

Rinovimi i skuadrës…

Kemi një kontingjent lojtarësh, të ndërthur të rinjtë me të vjetrit.  Rinovim ka pasur dhe ideja është të fusim lojtarët e rinj pak nga pak. Kemi disa lojtarë të dëmtuar që na kondicionojnë. Kemi lojtarë që rrezikojnë nga kartonët. Nesër do të takoj lojtarët që kanë luajtur dje dhe do të luajnë sot, do të vlerësojë gjendjen e tyre. Mua me intereson të luajnë lojtarët që kanë gjendjen më të mirë. Nuk ka eksperimente për mua, lojtarët e rinj do të inserohen dalë nga dalë.

Ndeshjet ndaj “te voglave”…

Shpresoj dhe uroj që të mos gabojmë në këtë ndeshje, siç kemi bërë në të kaluarën. Impakti psikologjik ndikon jo vetëm të humben ndeshje, por edhe kampionate. Nuk duhet të gabojmë në asnjë moment në impaktin psikologjik. Duhet të jemi të përgatitur nga ana mendore për këto ndeshje.

Andorra…

Andorra luan me modulin 4-4-2. Mbyllet shumë në mbrojtje dhe ka lojtarët tepër agresivë. Kemi ndjekur ndeshjet e tyre ndaj Moldavisë dhe Turqisë, ata mbyllen në mbrojtje dhe nuk të japin mundësi t’i çash nga qendra dhe nga krahët e sulmit. Duhet shumë durim dhe do t’i sulmojmë nga dy krahët e sulmit për të arritur te fitorja. Duhet shumë durim, e përsëris,  pasi mund të kapemi dhe në kundërsulm.



Skip to toolbar