I akuzuar për vrasje, kapet në Francë i riu shqiptar

AKTUALITET


Interpol Tirana ekstradoi nga Franca një 20-vjeçar, shtetasin Klevis Fika, i cili dyshohet për “Vrasje me paramendim”. I riu i lindur në Peshkopi, është sjell këtë të diel në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij  kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit  A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M. Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë,  dhe shkëmbimit në kohë të  informacionit mes specialistëve të  Interpol Tirana me Policinë Franceze.


“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë. Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.




Skip to toolbar