Debati në studio me Robert Rakipllarin, Tom Doshin kërkon ndjesë: Asgjë personale, reagim emocional

Më të fundit


Përmes një mesazhi dërguar gazetari Sokol Balla, kreu i PSD, Tom Doshi i ka kërkuar ndjesë, drejtorit të informacionit në News24, Robert Rakipllari lidhur me debatin e një dite më parë në studio, debat i cili përfundoi në replika të pakëndshme e të papranueshme.

Ndërsa kërkon ndjesë, Doshi shkruan se reagimi i mbrëmshëm ishte emocional dhe se nuk ka asgjë personale me të.


“ I nderuar z.Balla, ndjej detyrimin të shkruaj dy rreshta për atë që ndodhi mbrëmë në emisionin tuaj kur unë ju kërkova të reagoja pasi të ftuarit tuaj po diskutonin për PSD dhe për mua si kryetar i saj. Dhe në instuatat e përsëritur sikur unë përdor mënyrë të tjera. Pavarësisht se këto akuza i kam refuzuar dhe i refuzoj krejt të pavërteta dhe shpifje pavarësisht se në mënyrë të përsëritur hidhet baltë mediatikisht dhe politikisht ndaj meje e ndjej të them se reagimi im i mbremshëm ishte emocional dhe i shkaktuar edhe nga ngarkesa e fortë e zgjedhjeve dhe largimit tim me vullnet personal nga mandati në Kuvend.

Nuk kam asgjë personale me z. Rakipllari apo me cdo gazetar tjetër. Si politikan duhet ti respektojmë megjithëse nuk bie dakord aspak që dikush të goditet pa fakte. Si person i ofroj ndjesën time Robertit, pasi askush më shumë se sa unë nuk ka provuar fyerje mbi kurriz dhe në publik. I uroj cdo të mirë. Tom Doshi.




Skip to toolbar