Debati për surrogacinë/ Teologu: Gjatë shtatzënisë “nëna zëvendësuese” krijon lidhje emocionale që do të ndikojë te fëmija

Më të fundit


Shqipëria pritet t’i hapë rrugë ligjërisht lejimit të nënave surrogate. Teologu Thomai Çomani i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se gjatë shtatzënisë “nënat zëvendësuese” krijon lidhje emocionale që do të ndikojë në atë ardhmen te fëmija.

Ndër të tjera u ndal te birësimi ku tha së nuk mund të bëhet një krahasim midis këtij procesi dhe surrogacisë.


“Jo çdo gjë ligjore zgjidh dilemat jetike. Dilemat jetike që nxjerr në pah…këtu fillon problemi. Problemi është që të emri, “surrogaci”.

Ne duhet të bëjmë dhe një dallim, kur e marrim këtë fenomen s’mund ta ngatërrojmë me birësimin. I bie të dalim jashtë fokusit dhe analizës.

Kur diskutojmë për ‘nënë zëvendësuese’ çështja është që ne e nisim pikërisht nga një ndjesi njerëzore me idenë që të lindim një fëmijë. Në të njëjtën kohë, gjatë procesit zhvillohen marrëdhënie emocionale.

Fëmija për 9 muaj që rri në barkun e asaj nëne ka marrë shumë gjëra dhe do ndikojë nga pikëpamja e karakterit të saj. Në zhvillimin e në fëmijë ndikojnë faktorët e 9 muajve që qëndrojnë në bark”, tha teologu. /abcnews.al




Skip to toolbar