A duhet lejuar surrogacia? Demaliaj: Nëna surrogato s’mund të jetë donatore! Linda Pano: Humb autonominë mbi trupin e saj!

Më të fundit


Nisma e re ligjore për nënat surrogate ka sjellë qëndrime pro dhe kundër. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Linda Pano nga Koalicioni shqiptar “Pro Familjes”, u shpreh kundër, ndërsa shtroi pyetjen se a mund të ketë lidhje emocionale mes nënës që lind dhe fëmijës.

Pano nënvizoi se një nismë e tillë është shkelje e të drejtës së gruas dhe se humbet autonominë mbi trupin e saj.


Ndërsa nga ana e saj, drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldninë”, Eliona Demaliaj shpjegoi arsyet se përse kjo është një nismë e mirë, ndërsa theksoi se nëna surrogato nuk mund të jetë donatore dhe se është e ndaluar me ligj.

Pjesë nga diskutimi:

Linda Pano: A ka lidhje emocionale mes nënës që lind dhe fëmijës?

Eliona Demailaj: A ka lidhje emocionale mes nënës që lë fëmijën në jetimore? Ligji për këtë punë është. I jep një familje që duan të rrinë bashkë.

Linda Pano: Ti po thua ‘hajde të krijojmë jetimë me ligj”.

Eliona Demaliaj: Ndaj duhet ligj. Nëna surrogat nuk mund të jetë edhe donatore, është e ndaluar me ligj.

Linda Pano: Është edhe donatore.

Eliona Demaliaj: Jo nuk është donatore. Nuk lejohet me ligj.

Linda Pano: Ju si nënë dhe si grua duhet të jeni kundër këtij ligji. Nënës surrogate i shkelet e drejta, humbet autonominë mbi trupin e saj./abcnews.al/




Skip to toolbar