Deklarata e Trump për Kosovën/ Mediu: Të krijohet qeveri e unitetit. Bisedimet me Serbinë? Të vijojnë ku u lanë

KOSOVA


Ish ministri Fatmir Mediu, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi deklaratën e Trump në Samitin e NATOS. Në citatin e Trump për Kosovën, Mediu theksoi se në Kosovë duhet të krijohet një qeverisje e unitetit kombëtar dhe të niset bisedimet me Serbinë atje ku janë lënë.

“Tek ajo që tha Trump për konfliktin me Serbinë dhe Kosovën mund të jetë pjesë e asaj që ka ndodhur më parë, por edhe atyre që po ndodhin tani. Nëse Trump paralajmëron Putinin, që shiko Rusinë dhe përmend Kosovën dhe Ukrainën duhet të kuptojë politika që disa gjëra zhvillohen jashtë asaj që mendon politika. 

Lidershipi i Kosovës duhet të kuptojë që ajo që ndodh në Kosovë është kaq irelevante në SHBA dhe është e rëndësishme që të krijohet një qeverisje e unitetit kombëtar dhe të nisi bisedimet me Serbinë në SHBA atje ku është lënë.”



Skip to toolbar