Dënohet me 45 vjet burgim trafikanti më i rrezikshëm i drogës në SHBA

BOTA


Dairo Antonio Usuga i njohur si “trafikanti më i rrezikshëm i drogës në botë” është dënuar me 45 vjet burgim në SHBA. Ai është dënuar pasi kishte pranuar përgjegjësinë për veprat e tij.

Usuga është krahasuar me Pablo Escobarin nga presidenti kolumbian Ivan Duque i cili tha se “ ai nuk është vetëm trafikanti më i rrezikshëm i drogës në botë, por është vrasës i liderëve socialë, abuzues i djemve, vajzave dhe adoleshentëve, një vrasës i policëve”.

Ai ishte deklaruar fajtor në janar për akuzat e nivelit të lartë të trafikut të drogës, duke pranuar se mbikëqyrte kontrabandën e tonelatave të kokainës në SHBA, raporton CBS news.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, klani i tij  “përdorte dhunën dhe frikësimin për të kontrolluar rrugët e trafikut të narkotikëve, laboratorët e përpunimit të kokainës, pikat e nisjes së skafeve”.

“Organizata operonte në 13 nga 32 departamentet e Kolumbisë, shumica e të cilave janë në pjesën veriperëndimore të vendit,” tha Departamenti i Shtetit. “Gjatë një lufte në terren me një organizatë kriminale rivale për rrugët e trafikut të drogës, vrasjet u rritën me 443% gjatë dy viteve”



Skip to toolbar