“Der Spiegel”: Edi Rama, fituesi i ditës!

Më të fundit


Fituesi i ditës për gjermanen “Der Speigel” në editorialin e mëngjesit është padyshim kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lind pyetja, pse?

E thjeshtë, Rama nuk është vetëm politikan, por edhe artist dhe së fundmi pjesëmarrësit e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë u njohën me anën e tij krijuese.

Samit që do të mbahet mend, si takimi ku kancelari gjerman donte të kapërcente një kordon sigurie dhe të ecte jashtë tapetit të kuq.

Por Edi Rama mundi ta kthente në rrugën e duhur, thotë “Spiegel”.

Ai kishte përgatitur një dhuratë të veçantë për të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive, për Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit, Charles Michel, e cila u prezantua gjatë drekës.

Kamerierët vendosën një kuti picash përpara çdo mysafiri të hutuar.

Por brenda nuk kishte pica, por një pjatë të dizajnuar personalisht nga Rama.

“Vetëm falë Wikipedia-s arrita të mësoja shpejt për stilin artistik të Ramës që ai bën vizatime organike me lule, kryesisht shumëngjyrëshe me bojë, stilolaps dhe shkumësa me ngjyra dhe kështu përpiqet të shprehë brendësinë e tij më të thellë”, shkruan gjermania.

A ishte paketimi i dhuratës së Ramës një referencë shakaje për shqiptarët që pjekin pica në Gjermani të maskuar si italianë?

A e ka sjellë Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Evropian me këtë ide dhurate?

Nuk dihet, por veprimi është padyshim simpatik.



Skip to toolbar