I dënuar me 5.4 vite burg, arrestohet shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar. Do ekstradohet në Shqipëri

AKTUALITET


Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Alias”.

Ky shtetas, lindur në Bulqizë, është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Në vitin 2016, ai ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./abcnews.al




Skip to toolbar