Dështoi të menaxhonte përmbytjet, KE padit Greqinë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

AKTUALITET


Komisioni Europian ka vendosur të padisë Greqinë në Gjykatën Europian të Drejtësisë. Shkak është bërë dështimi i vendit fqinj për të menaxhuar përmbytjet si pasojë e klimës.

“Komisioni Europian konsideron se përpjekjet e autoriteteve greke deri më sot kanë qenë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye po e referon Greqinë në Gjykatën Europiane e Drejtësisë së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e saj zyrtar.

Shirat e rrëmbyeshëm të cilat përmbytën fushën pjellore të Thesalisë, shkatuan dëme të mëdha në sektorin bujqësor grek, si rrjedhojë Komisioni Europian ngriti pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vendit mesdhetar për t’u përballur me një klimë gjithnjë e më të çrregullt.

Sipas rregullave të BE-së, vendet anëtare duhet të përditësojnë një herë në gjashtë vjet planet e tyre të menaxhimit të përmbytjeve, një sërë masash që synojnë t’i ndihmojnë ata të zbusin rreziqet e përmbytjeve të banesave, mjedisit dhe fushave për prodhim bujqësor.Greqia u njoftua zyrtarisht nga Komisioni Europian vitin e kaluar se duhet të finalizonte planet e saj të menaxhimit, por vendi deri më tani nuk e ka rishikuar planin e saj të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet. Ministria greke e mjedisit nuk i është përgjigjur interesit të mediave për koment, citon Reuters.  Komisioni Europian muajin e kaluar paditi Bullgarinë, Qipron, Spanjën, Irlandën, Maltën, Portugalinë dhe Sllovakinë për mospërmbushje të detyrimeve të tyre përkatëse të raportimit.



Skip to toolbar