Det i trazuar, mbytet 32-vjeçari në Spille

AKTUALITET


Një tjetër pushues ka humbur jetën këtë të shtunë në bregdetin Adriatik. Konkretisht, gjatë ditë së shtunës, një i ri nga fshati Luz i Madh i Kavajës, është mbytur në ujërat e plazhit të Spillesë. Sipas njoftimit të policisës, mësohet se i ri është shtetasi me inicialet J.Xh., në moshën 32 vjeç. Ai ishte futur në det për t`u larë, por për shkak të dallgëve të mëdha, ka kërkuar ndihmë.

Kanë qenë pushuesit e tjerë në Spille, që i  kanë ardhur në ndihmë 32-vjeçarit duke e nxjerr në breg. Atij i është dhënë ndihma e parë pasi është nxjerr në breg, dhe më pas me mbërritjen e ambulancës është transportuar drejt spitalit. Por rrugës për në spital, i riu nga Kavaja ka humbur jetën.


Ngjarja ka ndodhur mesditën e të shtunës rreth orës 12:00. Sipas policisë mësohet se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tre ditë më parë në plazhin e Velipojës humbi jetën një tjetër pushues. Ai ishte një 85-vjeçar nga Kosova, që pësoi atak kardiak gjatë kohës që lahej në det.




Skip to toolbar